Afrohet vjeshta, shtohen grabitjet e armatosura

48 grabitje kanë ndodhur vetëm për 8 muaj në Kosovë. Sipas njohësve të sigurisë duhet të ketë angazhim shtesë nga ana e institucioneve, teksa tregojnë për masat që mund të ndërmarrin edhe vetë bizneset apo kompanitë që janë të atakuara nga grabitjet

Grabitjet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ditëve të fundit janë bërë të shpeshta.

E të shpeshta, kanë qenë raportimet se këto grabitje janë kryer nën kërcënimin e armëve të zjarrit e armëve të ftohta.

Nga Policia e Kosovës, nuk kanë treguar se cili është plani i tyre, për parandalimin e tyre por vetëm kanë thënë se nga muaji janar e deri në gusht të këtij viti, kanë ndodhur 48 grabitje në Kosovë.

Rrahman Sylejmani, ish hetues policor thotë se bizneset më të atakuara në grabitje janë institucionet financiare, duke mos përjashtuar as shtëpitë, sidomos të mërgimtarëve.

“Muaj e verës, sidomos gjatë ardhjes së bashkatdhetarëve tanë, qarkullimi më i madh i njerëzve, që kanë paratë e tyre të deponuara, dhe u ekspozohen shpenzimeve të ndryshme, por edhe nëse i mbajnë paratë apo metalet e çmuara, edhe ato kanë qenë dhe janë cak i grabitësve të ndryshëm..”, thotë Rrahman Sylejmani – Ish hetues.

Sylejmani thotë se janë një sërë masash teknike, që mund të ndërmarrin edhe bizneset vetë, por edhe institucionet, për të parandaluar këto raste.

“Video incizimet e ndryshme, sigurimi përmes mbrojtësve metalik, të jenë të sigurta, roja fizike që angazhohet, është ndriçimi i atyre vendeve, janë një sërë masash që edhe shkenca e kriminalistikës, që parasheh ato masa të jenë në nivel të duhur, sepse e dini që disa vende janë të ndriçuara e disa jo”, shtoi ai.

Derisa, sipas njohësit të sigurisë, në këtë situatë është e nevojshme që të ketë një strategji dhe angazhim shtesë të institucioneve përgjegjëse.

“Për të koordinuar veprimet e mëtutjeshme ligjore, normative dhe kryerësit e këtyre veprave kriminale, të vihen sa më parë para drejtësisë. Në anën tjetër policia e Kosovës do të duhej që të rrisë kapacitete e saja, në deparamentin për siguri publike, për të parandaluar aktivitete që kanë cenuar rëndë sigurinë publike”, ka thënë Drizan Shala – Njohës i Sigurisë.

Së fundmi gjatë ditës, në sheshin e kryeqytetit është grabitur një bankë, derisa vetëm njëri nga të dyshuarit ishte arrestuar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika