Agjenda e presidentes Osmani përgjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të mërkurën do të jetë për vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut. Në lidhje me këtë, Presidenca ka dhënë detaje lidhur me agjendën e saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën e 26 prillit do të jetë për vizitë në Maqedoninë Veriore.

Presidenca ka dhënë më shumë detaje lidhur me agjendën e së parës së vendit në Maqedoninë V.

Së pari, vizitën e saj Osmani do ta fillojë me homologun, Stevo Pendarovski, të cilët pas takimit do të kenë një konferencë të përbashkët për media.

Pas takimit me Pendarovskin, Osmani do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin, e pastaj pritet t’i drejtohet me një fjalim deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Më pas, presidentja Osmani do të takohet edhe me kryeministrin Dimitar Kovacevski.

Përgjatë ditës, ajo po ashtu do të ketë takime të ndara edhe me grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, si dhe një drekë pune të përbashkët me gra lidere të fushave të ndryshme.

“Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, presidentja Osmani do të marrë pjesë në përurimin e një rruge me emrin e ‘Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova’ në komunën e Çairit. Ndërkaq, në selinë e Ambasadës së Kosovës, presidentja Osmani do ta dekorojë postmortem me urdhrin ‘Hasan Prishtina’, liderin ikonik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Arbën Xhaferi, i cili shquhet edhe për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve kudo. Presidentja Osmani do ta dhurojë po ashtu një kontingjent librash për bibliotekën në gjuhën shqipe në Manastir”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Tutje thuhet se gjatë qëndrimit në Maqedoni të Veriut, presidentja Osmani do të vendosë lule te shtatorja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, te busti i Hasan Prishtinës dhe pllakës së Nënë Terezës, si dhe do ta vizitojë Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSHM).

Presidentja Osmani gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut do ta vizitojë edhe Tetovën, ku do ta takojë kryetarin e komunës, Bilall Kasamin, disa kryetarë komunash të drejtuara nga shqiptarët dhe intelektualë të kësaj komune.

Vizitën në këtë komunë, presidentja Osmani do ta përmbyllë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku para studentëve dhe stafit akademik do të flasë për sfidat rajonale politike dhe ato të sigurisë.

Osmani nesër viziton Maqedoninë e Veriut

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika