AGK kërkon proces të ri për drejtor të RTK-së: Emërimi i Gërvallës, konflikt interesi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar proces të ri rekrutimi për zgjedhjen e drejtorit të televizionit të transmetuesit publik, RTK, pasi sipas tyre emërimi i Rilind Gërvallës në këtë pozitë është politik

Foto ilustrim

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka ndjekur me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit rreth transmetuesit publik në vend, RTK.

AGK-ja, ka konsideruar se emërimi i Rilind Gërvallës, si drejtor i kanaleve shqip në RTK, duke qenë mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), përbën konflikt interesi dhe cenon rëndë pavarësinë e transmetuesit publik.

“Gërvalla ka demonstruar publikisht mbështetjen për partinë në pushtet dhe e ka promovuar atë aktivisht”, thuhet në komunikatën e AGK-së.

Sipas tyre, rekomandimi dhe emërimi i tij është në kundërshtim me praktikën e mirë që është krijuar gjatë përzgjedhjes së bordit të RTK-së, “proces ky që ishte lavdëruar ndërkombëtarisht, si transparent dhe profesional”.

Duke e konsideruar si konflikt interesi dhe cenim të pavarësisë së televizionit publik emërimin e Gërvalles si drejtor të RTK-së, AGK-ja ka kërkuar proces të ri rekrutimi pa ndërhyrje politike.

“Ne besojmë që një proces i ri rekrutimi, në baza të meritokracisë dhe pa ndërhyje politike është i nevojshëm dhe do të lejonte vazhdimin e depolitizimit të transmetuesit publik, dhe do të krijonte atmosferë ku gazetarët mund të veprojnë të lirë pa presion politik”.

“Ky zhvillim do të ndikojë negativisht në renditjen e Kosovës sa i përket lirisë së medies”, thuhet tutje në komunikatën e AGK-së.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika