AGK shpreh shqetësimin për hetimet ndaj gazetarëve, kërkon sqarime nga kryeprokurori

AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) sot i ka dërguar një letër Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, duke kërkuar sqarime lidhur me hetimet ndaj gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj.

“AGK-ja është thellësisht e shqetësuar për këtë situatë dhe kërkon që të sigurohet se këto hetime nuk janë të motivuara politikisht, si dhe që liria e shprehjes dhe e medias të respektohen në tërës” thuhet në njoftimin e AGK-së.

Tutje thuhet se AGK ka kërkuar një takim me Kryeprokurorin për të diskutuar rastin dhe për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve.

Nëpërmes një reagimi, AGK thotë se do të vazhdojë të monitorojë nga afër këtë zhvillim, ndërsa fton të gjitha palët e përfshira të mos i shkelin parimet demokratike dhe që në asnjë formë të mos cënohet liria e shprehjes, e gazetarëve, e mediave dhe e drejta për informim.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika