Ahmeti: Do t’i kemi 19 mandate, jemi subjekti i dytë më i madh në gjithë vendin

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një konferencë për media ka thënë se Fronti Evropian është fitues i zgjedhjeve.

Ahmeti tha se koalicioni i tyre do t’i ketë rreth 19 deputetë derisa shtoi se kanë rreth 30 mijë vota më shumë se VLEN-i.

Ai u shpreh se Fronti Evropian është forca e dytë në Maqedoninë e Veriut.

“Nga ky cikël dalim me 19 mandate”, tha ai.

“Falënderoj qytetarët, zgjedhjet kaluan në standarde të pranueshme, është një provim i shtetit i institucioneve për organizimin e zgjedhjeve të lira demokratike, standard të cilin duhet akoma ta përparojmë sepse jemi në prag të BE-së”, tha ai.

Ahmeti: Oponent kemi pas VMRO-në, ajo ndihmoi VLEN-in

Lideri i BDI-së dhe i koalicionit Fronti Evropian, Ali Ahmeti në konferencë për media gjithashtu tha se VMRO-DPMNE ndihmoi VLEN-in.

“Fronti Evropian është në një dallim me oponentin, ne oponent kemi pas VMRO-në sepse VMRO-ja ka ndihmuar VLEN-in, por dallimi është mbi 30 mijë vota. Kjo do të thotë që shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët të cilët kanë vepruar në kuadër të Frontit janë për anëtarësim të pa kompromis të vendit në BE”, ka thënë Ahmeti në konferencë për media.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika