Ahmeti e quan “skandal të papranueshëm diplomatik” incidentin e Osmanit: Skuqem nga turpi i tyre

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur keqardhje për incidentin e mbrëmshëm ndaj presidentes Vjosa Osmani, ku sigurimi i aeroportit të Shkupit ka tentuar që t’ia marrë telefonin e saj privat dhe ta shtyjnë.

Ai e ka cilësuar këtë si “skandal të papranueshëm diplomatik”.

“E dashur presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme”, ka thënë Ali Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se turpërohet nga kjo çfarë ka ndodhur.

“Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që t’i falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë”, ka vijuar ai.

Ahmeti ka kritikuar edhe koalicionin “VLEN”, të cilët u bënë pjesë e ekzekutivit të liderit Hristjan Mickoski.

“Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vasal e servil të tjetër kujt duke na sjell Putin-in e Vuçiç-in në Qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me radhë”, përfundoi Ahmeti.

Presidenca: Sigurimi i Aeroportit të Shkupit tentoi t’ia marrë telefonin Osmanit, tentuan ta shtyjnë fizikisht

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika