Ahmeti për hapjen e kapitujve të fundit të negociatave të Shqipërisë me BE-në: Arritje e jashtëzakonshme, bravo Edi

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përgëzuar Shqipërinë për hapjen e të gjitha kapitujve negociues me Bashkimin Evropian brenda vetëm 12 muajve.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti thekson se kjo është një arritje e jashtëzakonshme dhe një shembull për gjithë shqiptarët.

“Vërtetë për shqiptarët, dielli lind në perëndim”, shkruan ai, duke vlerësuar rekordin mbresëlënës të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Ahmeti ka ftuar Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën të ndjekin hapat e Shqipërisë dhe të Malit të Zi, duke u angazhuar konkretisht për integrimin në BE dhe për tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Sipas tij, rruga evropiane është e vetmja perspektivë e sigurt për kombet e rajonit, veçanërisht në këto kohëra të vështira për kontinentin dhe botën.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika