Kryetari i Komunës së Lipjanit njëherësh sekretar i LDK, Imri Ahmeti, ka deklaruar se sot do të mbahet vetëm një takim konsultativ i kryesisë së ngushtë të partisë për çështje të brendshme.
I pyetur nëse do të pranojë dorëheqjen e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, Ahmeti tha se nuk është vetëm kompetencë e kryesisë kjo çështje.
“Takim konsultativ, ne kemi takim për çështje tona të brendshme të partisë për media dhe publikun pas takimit. [A do ta pranoni dorëheqjen e Abdixhikut nëse e jep?] Nuk e di, do ta shohim, nuk është vetëm kryesia kompetente për këtë çështje është kuvendi, këshilli i përgjithshëm do ta shohim pas takimit”, ka deklaruar Ahmeti.
Ai ka shtuar se takimi i sotëm do të zhvillohet nga kryesia e ngushtë, që përfshin nënkryetarët, dhe se më pas do të thirret edhe mbledhja e plotë e kuvendit për vendime të mëtejshme.