Ahmeti thotë se bllokimi i pagave nuk mund të realizohet pa bashkëpunimin e komunave

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se mosekzekutimi i pagave për punëtorët që nuk janë në grevë është shkelje e rëndë ligjore, duke shtuar se bllokimi i pagave nuk mund të realizohet pa bashkëpunimin e komunave

Shpend Ahmeti, ish-kryetar i Prishtinës

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në lidhje me mosekzekutimin e pagave ka thënë se bllokimi i pagave nuk mund të realizohet pa bashkëpunimin e komunave, pasi mësimdhënësit janë punëtorë të komunave dhe paguhen nga buxhetet e komunave.

“Çdo komunë deri më datën 10 përgatit listën e pagave për muajin e ardhshëm dhe pagat ekzekutohen nga ministria e financave. Më datën 10 punëtorët s’kanë qenë në grevë. Qeveria iu ka dërguar komunave kërkesën për listën e punëtorëve grevistë të cilën nuk kam informatë se e ka dërguar dikush”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Sipas tij, Ministria e Financave ka bllokuar ekzekutimin e pagave për organizatat buxhetore që nuk i kanë dërguar listat e pagave.

“Prandaj pagat nuk i kanë marrë as mjekët e shëndetësisë primare e as shërbyesit civilë nëpër komuna”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se nuk ka gjasa teorike që qeveria të dijë se kush ka shkuar në punë e kush jo, sepse siç thotë ai “shkollat i raportojnë Komunës”.

Po ashtu, ai ka theksuar se ministria nuk mund të jetë mbi komunën, sepse sipas tij “kjo është e garantuar edhe me kushtetutë edhe me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale”.

Sipas Ahmetit, ndalesa e pagave për punëtorët që nuk janë në grevë është shkelje e rëndë ligjore.

“Nuk mund të komentoj mbi meritën e kërkesës së Sindikatave, sepse nuk jam as mësimdhënës e as nuk e di gjendjen ekonomike të secilit grevist. Sindikatat e kanë detyrë gjithmonë të kërkojnë më shumë të drejta. Por e dimë se rritja e çmimeve është enorme”, ka vijuar ai.

Sipas tij, edhe pse ka shumë para të mbetura në buxhet, shpenzimi në paga e meditje është shpenzimi më joproduktiv në ekonomi.

“Megjithatë, atë që mund të komentojmë është se kjo situatë është katastrofike për qytetarët tonë. Përveç mungesës së mësimit që ashtu kështu ka probleme me cilësi, ndalja e pagave në këtë situatë ekonomike rrezikon mirëqenien e shëndetin e qindra mijëra njerëzve në Kosovë”.

Ai ka theksuar se duhet të ketë një dialog në mes të palëve për të gjetur zgjidhje.

Ndryshe, të mërkurën e 31 gushtit, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se ekzekutimi i pagave për këtë muaj është bërë vetëm i pjesshëm, për arsye se sipas tij, organizatat buxhetore nuk i kanë dërguar listat e atyre që kanë dalë në punë me kohë.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika