Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të enjten pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR), e themeluar nga Behgjet Pacolli, pasi partia dështoi të zhvillojë zgjedhjet e brendshme brenda afatit të caktuar.
Sipas njoftimit të KQZ-së, AKR-ja kishte detyrimin ligjor të mbante zgjedhjet e brendshme deri më 25 shkurt 2026, njofton Dukagjini.
Megjithatë, pavarësisht paralajmërimeve të dhëna, partia nuk ka informuar se kur do të mbahet Kuvendi i saj i brendshëm.
Vendimi i KQZ-së kërkon që AKR-ja të përfundojë procesin e zgjedhjeve të brendshme brenda 45 ditëve.
“Nëse nuk i kryen zgjedhjet brenda këtij afati, partia do të çregjistrohet,” u tha gjatë mbledhjes së KQZ-së.