Aksidenti me fatalitet në Mitrovicë, policia arreston një nga të lënduarit

Një person ka vdekur e katër të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti mes dy veturash te “Rruga e Liqenit” në Mitrovicë mbrëmjen e të premtes.

Polica bën të ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërsa të lënduarit janë dërguar në spital, ndërsa njëri shofer pas trajtimit është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis dy veturave, një mashkull kosovar, ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga drejtuesit e veturave i dyshuari mashkull kosovar, pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

 

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika