Aksidenti në Prizren kërkohet paraburgim për vozitësin e ashpërsim i ligjit

Një tjetër aksident ka ndodhur në Prizren mbrëmjen e së enjtes si pasojë e të cilit, është lënduar rëndë një këmbësor. Familjarë të tij kërkojnë dënim meritor për këtë rast, derisa në përgjithësi theksojnë se nevojitet ashpërsim i masave ndaj shkelësve të rregullave. Ndërkaq Prokuroria ka kërkuar paraburgim për vozitësin e automjetit që shkaktoi aksidentin. Pamjet në vazhdim, që janë publikuar nga deputeti Enis Kervan, mund të jenë shqetësuese e nuk rekomandohen, në veçanti për mosha të reja

Ilustrim

Listës së aksidenteve të shumta në trafik iu shtua edhe një i tillë i rëndë në Prizren.

Një qytetar u godit në vendkalimin e këmbësorëve mbrëmjen e së enjtes, i cili është nipi i publikuesit të këtyre pamjeve, deputetit Enis Kervan.

Gjersa thotë se momentin e aksidentit e bëri publik për të parandaluar raste të tjera, ai Kervan tregon se gjendja e nipit është përmirësuar.

“Falë Zotit po jeton familjari ynë por nuk dmth që pasi nuk ka vdek nuk duhet tash të zbatohet ligji. Dënimi duhet të jetë në maksimum, maksimal ashtu që të mos përsëritet. Ai momentalisht është i vetëdijshëm, flet por ka disa lëndime në tru”, tha ai.

E Kervan është i mendimit se ligjet duhen ashpërusar.

“Natyrisht që ne deri në fund do t’i shkojmë, ndoshta jo që jam deputet e më ndodhi. Nesër pasnesër do t’i ndodhë edhe dikujt tjetër por në qoftëse nuk shkojmë deri në fund dhe nuk kërkojmë drejtësi, këto raste do përsëriten”, vijoi ai.

Për ngasësin e veturës, tanimë është kërkuar paraburgim.

“Lidhur me rastin ne fjalë, Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër Xh.Zh. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’ nga neni 370 , sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, tha zedhenesha e Prokurorise ne Prizren, Fitore Mehmeti.

E, masat e shtuara nga Policia në komunikacion, njohësi i kësaj fushe Faton Bunjaku, pret të kenë efekt.

“Policia kontrollet i ka bërë gjithmonë me radar jostatik, as nuk kanë qenë kamera që kanë vëzgju komunikacionin mirëpome vendosjen e radarëve statikë dhe kamerave normal që do bëhet ushtrimi më i madh i kontrollit në rrjeti rrugor por edhe do të zvogëlohet numri i aksidenteve”, tha ai.

Kujtojmë se para disa ditësh, si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova” mbetën të vdekur tre persona.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika