Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajtim në QKUK

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të mërkurë në rrugën Pejë-Prishtinë, duke përfshirë një autobus dhe një veturë, ku 22 persona kanë marrë trajtim mjekësor

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të mërkurë në rrugën Pejë-Prishtinë, ku janë përfshirë një autobus dhe një veturë.

Policia fillimisht njoftoi se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

Ndërkaq, më vonë drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla, ka deklaruar se si pasojë e këtij aksidenti, 22 persona kanë marrë trajtim në QKUK.

“22 persona janë trajtuar në QKUK. Nuk kanë pasur lëndime të rënda, nuk është paraparë që ta vazhdojnë trajtimin në QKU,” ka potencuar Syla.

Njësitet përkatëse janë duke vazhduar hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Policia ka apeluar për kujdes të shtuar në trafik për shkak të ngricave.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika