Aksidentohet ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, humb jetën shoferi i automjetit me të cilin u ndesh

FOTO: INDEX.HR

Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Mario Banozhiq, ka pësuar një aksident të rëndë trafiku në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

Aksidenti ka ndodhur në qytetin Vinkovci të Kroacisë, teksa vetura e tij është ndeshur me një furgon që po vinte nga drejtimi i kundërt, me ç’rast shoferi i kombit ka vdekur në vend të ngjarjes, raporton media kroate, Index.hr.

Zëdhënësi i qeverisë kroate, Marko Milic, raportoi se ministri Banozhiq ka pësuar lëndime serioze trupore si pasojë e aksidentit, por se është jashtë rrezikut për jetë.

“Ministri ka pësuar lëndime serioze trupore, sipas vlerësimeve të para të doktorëve, por është jashtë rrezikut për jetë”, tha Milic.

Ai tha po ashtu se Banozhiq ka pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Vinkovcit dhe se ai do të transferohet në spitalin e Osijekut.

Drejtori i Spitalit të Vinkovcit, Krunoslav Shpoçiq, ka konfirmuar për transmetuesin publik kroat HRT se ministri “lëndime kryesisht në kokë dhe tru, por tani për tani ai është i vetëdijshëm”.

Qeveria kroate i ka shprehur ngushëllime familjes së shoferit që vdiq në aksident.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika