Aksioni “pika 2”, priten arrestime të reja të policëve kufitarë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka njoftuar se në koordinim me Prokurorinë Speciale, ka filluar në orët e hershme të mëngjesit aksionin “Pika 2”.

Sipas, IPK-së, këtij operacioni i ka paraprirë një hetimi një vjeçar, ku sipas tyre janë mbledhur prova për aktivitete të dyshimta të zyrtarëve policor, të dyshuar për “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri)”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Ekipi i RTV Dukagjinit gjendjet në vendin e ngjarjes në pikën kufitare në Vërmicë, ku edhe do të sjellin lajmet dhe pamjet më të reja nga ky aksion.

Ky është aksioni i dytë që po zhvillohet për korrupsion të zyrtarëve policorë. Herën e parë ishin arrestuar 50 zyrtarë nën dyshimet e njëjta, për marrje të ryshfetit apo keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Herën e kaluar arrestimet kishin ndodhur në pikat kufitare Qafë Morinë dhe Qafë Prush.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika