Aktakuzë ndaj 23 personave në rastin “Call Center”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prishtinë.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 23 personave në rastin e Call Center nën dyshimin për veprat penale, “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar’, ‘Mashtrimi’ , ‘Shpëlarja e parave’ dhe ‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se inicialet e të pandehurve janë këto: A.F;  K.G;  I.L;  D.H; M.T;  V.K;  A.Z;  L.H;  Ç.Q;  F.H;  M.K;  F.K;  I.S;  S.P;  A.V;  A.N;  I.XH;  A.DH;  E:L;  A.M;  K.R; E.R; Q:I.

Sipas aktakuzës të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat e penale gjatë viteve 2019 – 2021, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm material, ku si pasojë janë mashtruar qytetarët – shtetas gjermanë, përmes qendrave të thirrjes – Call Center, duke investuar nëpër platformat online.

“Me veprimet e lartcekura të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprat penale: ‘Pjesëmarrja ose  organizimi i grupit kriminal te organizuar’ nga neni 277  lidhur me veprën penale ‘Mashtrimi’ nga neni 323 par.4 lidhur me par. 1 të KPRK-së , ‘Shpëlarja e parave’ nga neni 302 i KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të Ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit dhe ‘Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’ nga neni 380,  par.3 lidhur me par. 1, dhe me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Ky rast thuhet se është hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë së bashku me autoritetet Gjermane, saktësisht me Prokurorinë Publike në Bamberg – Gjermani.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika