Aktgjykimi ndaj Salih Mustafës shpallet më 16 dhjetor

16 dhjetori është caktuar data për shpalljen e aktgjykimit në rastin ndaj Salih Mustafës

Salih Mustafa





Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, tashmë ka caktuar datën 16 dhjetor 2022 për shpalljen e aktgjykimit ndaj Salih Mustafës.

Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ku thuhet se shpallja e aktgjykimit do të bëhet në mes të orës 9:00 dhe 10:30 të datës së caktuar.

“Sot, më 6 dhjetor 2022, Trupi Gjykues i caktoi shpalljen e aktgjykimit në çështjen kundër Salih Mustafës, më 16 dhjetor 2022, në orën 09:00”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale.

Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.





Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika