Zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës kanë vijuar aktivitetet intensive të zbatimit të ligjit gjatë javës së kaluar, duke realizuar një sërë aksionesh dhe kontrollesh në lokacione të ndryshme.
Gjatë kësaj periudhe, janë zbatuar 175 urdhëresa gjyqësore, prej të cilave 82 kanë qenë për vepra penale, ndërsa pjesa tjetër për kundërvajtje, seanca gjyqësore dhe verifikime të tjera.
Gjithashtu, gjatë javës së kaluar janë shqiptuar 4,592 masa administrative me gjobë për shkelje të ndryshme, përfshirë ato të kodit rrugor. Prej këtyre, 407 gjoba janë evidentuar nga veturat inteligjente dhe radarët mobilë.
“Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar 175 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 82 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.