Akuza, interpretime dhe bllokadë

Ngërçi institucional në Kosovë po thellohet për çdo ditë që kalon pa arritur konstituimi i Kuvendit të ri.

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, tentimi i dytë për ta konstituuar legjislaturën e re dështoi sërish më 17 prill, duke shpërfaqur mungesën e numrave nga partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, gjatë së enjtes e ndërpreu seancën pas konsultimeve me përfaqësuesit politikë, duke theksuar mungesën e konsensusit dhe duke shtyrë seancën për 19 prill.

PDK, LDK dhe AAK e akuzuan Vetëvendosjen për “blerje kohe” dhe pengim të qëllimshëm të formimit të institucioneve, pasi – sipas tyre – kjo parti nuk i ka numrat për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, e as për të formuar Qeverinë.

Në Debat Plus, deputetja e LDK-së Jehona Lushaku-Sadriu theksoi se partia e saj nuk do të pranojë kompromise për shkelje të Kushtetutës dhe kërkoi dorëheqjen formale të anëtarëve të kabinetit qeveritar që pritet të betohen si deputetë.

“Ne si parti kem vendosur, që absolutisht t’i respektojmë të gjitha aktet ligjore. Duke përfshirë edhe Kushtetutën edhe ligjet, pavarësisht në çfarë ligji janë aprovuar, duke përfshirë edhe ligjin për Qeverinë. Dhe nuk mendojmë se ka hapësirë për negocim dhe kompromise për këtë… i bëjmë thirrje edhe një herë anëtarëve të ekzekutiv të bëjë këtë gjë (të dorëhiqen), ashtu siç është me aktet juridike dhe ne e miratojmë. Por kompromise dhe negociata për shkelje të Kushtetutës nga LDK-ja nuk ka”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Nga ana tjetër, Eugen Cakolli nga KDI paralajmëroi se “48-orëshat” e përsëritura do të vazhdojnë derisa VV ose të arrijë t’i bëjë numrat, ose të dorëzohen dorëheqjet e anëtarëve të Qeverisë.

Sipas tij, vonesat dhe vakumi institucional janë rezultat i shkeljeve ligjore.

“Këto 48-orëshat do të vazhdojnë për aq kohë sa VV-ja ose arrin me i bë numrat ose deponohen dorëheqjet. Nuk ka zgjidhje të ndërmjetme…  E këto 48-orësh do të vazhdojnë për aq kohë sa ka shkelje ligjore. E në vlerësimin tonë si organizatë ka shkelje ligjore me mos ofrimin e këtyre letrave të dorëheqjes”, ka thënë Cakolli në Debat Plus.

Deputeti i VV-së, Nezir Kraki, nga ana tjetër, kritikoi procedurën e validimit të mandateve, duke e cilësuar si “totalisht të panevojshme”.

Ai pretendoi se opozita po e përdor këtë proces për të krijuar bllokadë politike dhe po e zvarrit me qëllim interpretimin e dorëheqjes së qeverisë.

“Origjina e këtij bllokimi, është kundërshtimi i partive opozitare rreth këtij nocioni të dorëheqjes…

Unë veç sa jam fut aty dhe po konstatoj që edhe procedura e validimit dhe votimit të mandateve në Kuvend, sipas meje, është totalisht e panevojshëm. Është procedurë aty prej vitesh, por nuk ka pas nevojë të instalohet një gjë e tillë. Sepse s’ka praktikë të tillë në Evropë”, ka thënë Kraki në Debat Plus.

Ndërsa, deputeti i PDK-së, Artan Behrami, deklaroi se Kurti “nuk i ka votat” dhe po përpiqet ta fshehë këtë përmes “hileve”.

“Ne pritëm që do të ketë një votim. Dhe zoti Kurti sot, ndryshe prej seancës së parë, iu deshën vetëm 50 vota për ta kaluar këtë raportin, që ai kinse me ngulm po kërkon. Por zoti Kurti nuk i ka votat. Zoti Kurit nuk i ka votuar as për raport, as për kryekuvendar e nuk i ka votuar as për qeveri. Por, ai duhet të bëhet i sinqertë, mos të bëhet hileqar, le të tregon saktë që nuk i ka votat dhe ka shpëtim edhe për këtë”, ka thënë Behrami.

Deklarata më e ashpër erdhi nga gazetari Lirim Mehmetaj, i cili tha se Vetëvendosja dhe Albin Kurti nuk do të largohen nga pushteti përmes rrugëve demokratike.

“Vetëvendosja dhe Albin Kurti nuk largohen prej institucioneve përmes rrugëve demokratike. Edhe me 48 deputetët edhe me 28. E vetmja mënyrë për t’i larguar nga institucionet këta njerëz është përmes forcës. Sepse nuk dalin me ligj e rregulla. Le t’i fitoj opozita edhe 60 deputetë e 70, nuk largohen. Albin Kurti nuk ka ardhur pushtet ta lëshojë ndonjëherë, derisa të krijojë viktima të njëpasnjëshme, përveç vetes. Se kur vjen puna të vetja do të ik”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.

Seanca e ardhshme e Kuvendit mbetet e paralajmëruar për 19 prill.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika