Alban Hyseni fiton bindshëm në Gjilan – merr mbi 60 për qind të votave

Alban Hyseni i LVV-së ka siguruar edhe një tjetër mandat në krye të Gjilanit. Ai siguroi mbi 61 përqind të votave krahasuar me 38.94 për qind të votave të kandidatit të LDK-së. Hyseni iu drejtua me një fjalim fitoreje mbështetësve të tij gjersa festa u zhvendos tek Teatri i Qytetit. Ndërkohë, një tjetër mandat në Viti e ka siguruar Sokol Haliti me një diferencë të ngushtë për rreth 200 vota

Ora shënoi 19:00, e qendrat e votimit në Komunën e Gjilanit u mbyllën.

Mbështetësitë e Degës së Vetëvendosjes në këtë komunë, u stacionuan në Selinë Qendrore të këtij subjekti.

Disa ulur e disa në këmbë, drejtimin e patën të njëjtë. Të gjithë sytë nga EXIT-POLL i “Debat Plus”-it.

Nuk vonoi shumë e duartrokitjet nisën, shoqëruar me brohoritje që thërrisnin emrin e kryetarit të Gjilanit.

E ky i fundit falënderoi të gjithë anëtarët e aktivistët pa të cilët tha se fitorja nuk do të ishte e mundur.

“Që nesër do fillojmë menjëherë punën, të vazhdojmë detyrat tona aty ku i kemi lënë, që ta bëjmë Gjilanin atë që e kemi premtuar në të kaluarën por edhe tash. Jam i bindur që katër vjeçari i ardhshëm do jetë transformues për Gjilanin, një mandat që përpos sanimit të problemeve dhe nisjes së punëve të mëdha do mund të përmbyllim me dhjetëra projekte transformuese milionëshe për Gjilanin”, ka deklaruar Alban Hyseni – Kryetar i Gjilanit.

Ndonëse incidente nuk pati, procesi zgjedhor në Gjilan nuk shkoi dhe aq qetë.

Sipas Policisë së Kosovës, në tre qendra votimi pati ndërprerje të energjisë elektrike e në disa qendra, nuk u plotësuan kushtet e votimit për personat me aftësi të kufizuara.

Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Alban Hyseni morri 22 mijë e 269 vota, ose 61,06 përqind të votave.

Kurse, kandidati i LDK-së Arbër Ismaili  kishte mbi 8 mijë vota më pak, apo 38.94 përqind.

Në ndërkohë, garë e ngushtë u zhvillua në Viti.

Me një diferencë prej 197 votave, një mandat tjetër e ka siguruar Sokol Haliti i LDK-së.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika