Aliu nga Dheu i Bardhë inkurajon për ta votuar listën “Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon – Shaip Kamberi”

Aliu ka inkurajuar komunitetin shqiptar nga Lugina e Preshevës të mbështesë Listën 'Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon – Shaip Kamberi' në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi të cilat pritet të mbahen më 17 dhjetor. Ai ka vlerësuar se kontributi i secilit votues do të jetë një hap i rëndësishëm drejt një të ardhme më të ndritur dhe më të drejtë për komunitetin shqiptar

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka njoftuar se te Dheu i Bardhë, aty ku kalimi kufitar na bashkon me Luginën e Preshevës, po zhvillohet një projekt shumë i rëndësishëm për shqiptarët e kësaj zone.

Sipas tij, vitin e ardhshëm pritet të vazhdojë ndërtimi i autostradës së Gjilanit, një rrugë e cila do të lidhë Bresalcin me Dheun e Bardhë.

“Te Dheu i Bardhë, kalimi kufitar që na lidh me Luginën, e që vitin e ardhshëm po e vazhdojmë ndërtimin e autostradës së Gjilanit, nga Bresalci deri te Dheu i Bardhë”, ka shkruar Aliu.

Ai ka inkurajuar secilin shqiptar nga Lugina të votojë për Listën “Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon – Shaip Kamberi’’.

Sipas tij, ky akt i thjeshtë i votës do të jetë një kontribut i çmuar në rrugën drejt një të ardhmeje më të ndritur dhe më të drejtë për komunitetin shqiptar në këtë pjesë.

“Bashkë me Arditën, Hysin, Kadriun dhe Ragmiun u takuam me Shaip Kamberin, bartësin e Listës së subjekteve të bashkuara shqiptare ‘Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon – Shaip Kamberi’, për t’i shprehur mbështetjen tonë dhe për t’i bërë thirrje secilit shqiptar nga Lugina që të votojë këtë listë që paraqet rezistencën kryesore ndaj një regjimi antishqiptar, autoritar dhe jodemokratik, siç është ky aktual në Serbi”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika