Aliu: S’ka pasur falje të borxheve për kompanitë e ambalazhuesve të ujit

"Në lidhje me borxhin e kompanive që ambalazhojnë nuk ka asnjë vendim për falje të asnjë borxhi"

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka mohuar raportimet se u janë falur borxhet milionëshe disa kompanive që ambalazhojnë ujin.

Sipas tij, kompanitë ambalazhuese paguajnë një shumë të caktuar, siç është e rregulluar me Udhëzimin Administrativ, për ujin e shitur dhe se duhet të raportojnë për këtë.

“Në lidhje me borxhin e kompanive që ambalazhojnë nuk ka asnjë vendim për falje të asnjë borxhi. Qysh njëjtë nuk ka asnjë vendim i cili përcakton borxhin milionësh çfarë pretendohet. Çka ka, ka pagesa të rregullat, normale siç kanë qenë në qysh do prej secilën prej qeverive, sipas raportimeve të kompanive, për sasitë e ujit të shitur që kanë pasur.

Për kompanitë që nuk kanë raportuar dhe që supozohet që kanë borxhe, në cilëndo qeveri ka pasur një lloj kalkulimi të një borxhi të supozuar në bazë të udhëzimit administrativ që thotë me marrë sasinë maksimale të ujit që shfrytëzohet. Kjo është në shpërputhje me vetë Udhëzimin Administrativ, ku thotë se të gjithë ambalazhuesit e ujit mineral ose të pijshëm, paguajnë 0.009 euro për litër të shitur. Sasia e shtiru që shesin nuk mund të përcaktohet as me ujëmatës, as me nga sasia maklzimae që ata marrin ujin. Sa ata shesin duhet me përcaktu në mënyra tjera ose me raportim të tyre”, ka thënë Aliu në Kuvend.

Kujtojmë se “AlbanianPost” raportoi se Aliu dhe Naser Hafizit, zëvendësues i drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, i kanë shkaktuar Kosovës dhjetëra miliona euro dëme duke ua shlyer borxhin në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë.

E faljen e një borxhi prej 90 milionë eurosh, me vetëm disa mijëra euro siç ka raportuar mediumi në fjalë, ai e ka cilësuar si të pakuptimit.

“Nëse themi 90 milion euro borxh, edhe konsiderojmë që është borxh taman, kjo i bie që qenkan me dhjetëra miliarda ujë të shitur në vendin tonë. Kjo është një nonsens. Që ka qenë nonsens në cilëndo qeveri dhe këtë e dinë të gjithë”, ka shtuar Aliu.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika