Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi: Ndalohet rreptësisht shpërndarja e pamjeve nga incidentet me raketa dhe dronë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar të gjithë shtetasit e Kosovës që ndodhen atje, si vizitorë apo rezidentë, se është e ndaluar rreptësisht fotografimi, incizimi dhe shpërndarja e materialeve lidhur me incidentet e raketave ose dronëve.

Sipas njoftimit të Ambasadës, publikimi i vendndodhjeve të këtyre incidenteve në rrjete sociale ose platforma të tjera gjithashtu ndalohet, njofton Dukagjini.

Ambasada ka bërë të ditur se autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe zbatojnë masa shumë të rrepta ligjore për çdo shkelje, duke përfshirë ndëshkime financiare, dënime me burg, konfiskim të pajisjeve elektronike, si dhe deportim i shoqëruar me ndalim rikthimi në vend.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të respektojnë me përpikëri ligjet dhe rregullat në fuqi dhe të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë dhe rendit publik në vendin ku jetojnë dhe veprojnë.

 

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika