Ambasada e SHBA-së në Irak goditet me dron, liderët perëndimor bëjnë thirrje për ulje tensionesh në Liban

Sulmet me dronë dhe raketa kanë shënjestruar ambasadën e SHBA-së në Bagdad, në sulmin e dytë të këtij lloji që nga nisja e luftës.

Nuk janë dhënë ende detaje për dëme apo të lënduar.

Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rihapur hapësirën ajrore, pasi e kishin mbyllur përkohësisht për shkak të kërcënimeve me raketa dhe dronë nga Irani.

Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur thirrjen ndaj vendeve të tjera, veçanërisht aleatëve të NATO-s, që të ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin global të naftës.

Megjithatë, kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se kjo luftë “nuk është çështje e NATO-s”, ndërsa vetë aleanca ka bërë të ditur se disa vende anëtare tashmë kanë rritur praninë për sigurinë në rajonin e Mesdheut.

Në javën e tretë të konfliktit, Trump përballet me vendime të rëndësishme që mund të përcaktojnë pjesën tjetër të presidencës së tij, raporton BBC.

Ndërkohë, liderët e Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë kanë paralajmëruar për pasoja të rënda humanitare në rast të një ofensive të madhe tokësore të Izraelit në Liban.

Ata po i bëjnë thirrje Izraelit dhe Libanit të fillojnë negociatat për një “zgjidhje të qëndrueshme politike”, pas asaj që ata e quajnë situatë humanitare “thellësisht alarmante” në Liban.

Në një deklaratë të përbashkët, ata i bëjnë thirrje Hezbollahut të Libanit të çarmatoset dhe të ndërpresë sulmet ndaj Izraelit, duke dënuar grupin për “vendimin për t’u bashkuar me Iranin në armiqësi”.

“Ne mbështesim fuqimisht iniciativat për të lehtësuar bisedimet dhe kërkojmë çtensionim të menjëhershëm”, thuhet në të.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika