Ambasadori i Kosovës në Francë ia dorëzon letrat kredenciale presidentit Macron

Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, ka formalizuar akreditimin e tij te presidenti francez, Emmanuel Macron, duke e shprehur nderimin dhe kënaqësinë për këtë rast në një ceremoni zyrtare në Pallatin Elysee

Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, ka bërë të ditur se ia ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale u bë në Pallatin presidencial Elysee.

Ambasadori Halimi ka ndarë momentin e dorëzimit të letrave kredenciale përmes platformës “X”.

Ai është shprehur se ndihet i nderuar që i ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit Macron.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika