Ambasadori Rohde: Që nga viti 2013 qeveritë e Kosovës s’kanë propozuar zgjidhje për Asociacionin

Amabsadori i gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se çështja e Asociacionit është pjesë e zgjidhjes së problemeve dhe jo e krijimit të tyre.

Ai, në “Debat Plus”, tha se Bashkimi Evropian ka propozuar zgjidhje, kurse qeveritë e Kosovës që nga viti 2013 s’e kanë bërë një gjë të tillë.

“Kemi çështjen e Asociacioni është pjesë e zgjidhjes jo vetëm e problemit, duam zgjidhje, kemi propozu zgjidhje, qeveritë e ndryshme që nga vitit 2013 asnjëherë s’kanë propozuar zgjidhje. Nuk është vetëm për veriun, ka situatë të veçantë në veri, për shkak të zhvillimeve historike, synimi jonë është ta bëjmë Kosovën një vend normal, me marrëdhënie normale, me fqinjët, me integrim rajonal e evropian. Ky synim arrihet vetëm nëse koordinoheni dhe bëni kompromis dhe dëgjoni miqtë tuaj, jo gjithmonë, por shumicën e kohës”, tha ai.

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika