Ambasadori rus: Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore taktike

Ambasadori ka theksuar se pretendimet për krime lufte në qytetin e Bucha ishin një "fabrikim", pavarësisht provave fizike, imazheve satelitore dhe dëshmive okulare.

Andrei Kelin, ambasadori rus në Britaninë e Madhe

Ambasadori rus në Britani ka thënë për “BBC” se nuk beson se vendi i tij do të përdorë armë bërthamore taktike në luftën kundër Ukrainës.

Andrei Kelin, ambasadori rus në Britaninë e Madhe, ka thënë se sipas rregullave ushtarake ruse, armë të tilla nuk përdoren në konflikte si ky.

“Rusia ka dispozita shumë strikte për përdorimin e tyre”, ka thënë ai, “kryesisht kur rrezikohet ekzistenca e shtetit”.

Kur Vladimir Putin vendosi forcat e tij bërthamore në gatishmëri të lartë në fund të shkurtit, menjëherë pas pushtimit, ajo u perceptua gjerësisht si një paralajmërim.

Presidenti i Rusisë Putin fajësoi zhvillimin e agresionit si rrjedhojë e Perëndimit dhe NATO-së. Por Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, e quajti atë një përpjekje për të shpërqendruar njerëzit nga “çfarë po shkon keq në Ukrainë”, duke thënë se Rusia ishte prapa planit në pushtimin e saj pas vetëm disa ditësh dhe duke u përpjekur t’i “kujtojë botës” se kishte një pengesë.

Armët bërthamore taktike janë ato që mund të përdoren në distanca relativisht të shkurtra, në krahasim me armët bërthamore “strategjike” të cilat mund të lëshohen në distanca shumë më të gjata dhe të ngrenë spektrin e luftës bërthamore gjithëpërfshirëse.

Rusia mendohet të ketë rreth 2000 armë bërthamore taktike.

Ambasadori Kelin mohoi gjithashtu se forcat ruse po bombardonin civilët, duke thënë se pretendimet për krime lufte në qytetin e Buchas ishin një “fabrikim”.

 

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika