Analisti Gashi: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë qenë të persekutuar dhe të shtrënguar nga pushteti maqedonas

Analisti, Astrit Gashi ka thënë se zgjedhja e Talat Xhaferit si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut është një përpjekje shqiptare për të fituar të drejtën shumë e vjetër dhe banorët shqiptar të RMV-së kanë qenë të persekutuar dhe të shtrënguar nga pushteti maqedonas sikurse kemi qenë ne në Kosovë gjatë viteve 90-ta.

Analisti Astrit Gashi ka thënë se zgjedhja e Talat Xhaferit si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut është një përpjekje shqiptare për ta fituar të drejtën është shumë më e vjetër dhe banorët shqiptarë të RMV-së kanë qenë të persekutuar dhe të shtrënguar nga pushteti maqedonas sikurse kemi qenë ne në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta.

Kështu është shprehur Analisti Gashi tek emisioni “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini.

Gashi ka theksuar se “Përpjekja shqiptare për të fituar të drejtën në Maqedoninë e Veriut është shumë më e vjetër. Shqiptarët në Maqedoni kanë qenë më të persekutuar dhe më të shtrënguar nga pushteti maqedonas sikurse që kemi qenë ndoshta ne në vitet e ’90-ta. Veç ne në vitet e 90-ta ia kalojnaë, jo më herët. Ka pasur tendenca totale me ndërru dhe zhduk entitetin shqiptar. Por, është tentuar Shesheli dhe Vuçiqi, dhe kanë dashur me përzan, duke thënë se janë shqiptarë të Shqipërisë. Dhe përpjekja shqiptare atje për me mbërri këtë pozitë është shumë e gjatë. Është qindravjeçare, por prej se ekziston Universiteti i Prishtinës është forcuar dhe nuk është ndalur kurrë. Historia atje është më e gjatë se dita e djeshme”.

Ai gjithashtu ka thënë se një kryeministër shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut është një arritje e madhe pas pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke shtuar se zgjedhja e tij i ka thyer bllokadat.

“Është arritje e madhe. Është ngjarje pas pavarësisë së Republikës së Kosovës, është një prej ngjarjeve më historike e shqiptarëve. Është historike sepse është thyer bllokada, u thy blloku. Në 100 ditët e ardhshme, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë maqedonasit, shqiptarët, serbët apo kushdo që jeton në Maqedoninë e Veriut, do të ambientohen me faktin se nuk do të shkatërrohet bota dhe as nuk po u shkatërrojka Maqedonia nëse një kryeministër i Maqedonisë nuk qenka maqedonas, bullgar, serb, por është një shqiptar. Shqiptarët e kanë një barrë të jashtëzakonshme me i çu mesazhet e ngjashme për 100 ditët. Është e përkohshme. Por, është hapi i parë. Situata nuk krahasohet me Malin e Zi që ka pasur një kryeministër me etni shqiptare, Driton Abazoviq, nuk ka ardhur nga korpusi entitetar shqiptar, por ka ardhur nga korpusi entitetar evropian malazez dhe nuk është thirrur në idenë e qenit shqiptar. Por, nga një parti mikse, ka qenë mirë, kritikuam shumë. Por kryeministrat e tjerë që do të vijnë do jetë më problematik se ai”, ka shtuar Gashi.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika