Analisti Muhaxhiri: Kurti ka bërë disa gabime strategjike të cilat tash do t’i kthehen bumerang

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, Muhaxhiri ka thënë se Kurti nuk ka harmonizuar me këshillat e ndërkombëtarëve, dhe ka krijuar një iluzion të pushtetit të Qeverisë së vendit

Artan Muhaxhiri, analist politik





Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë disa gabime, pesha e të cilave, do t’i kthehet.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, Muhaxhiri ka thënë se Kurti nuk ka harmonizuar me këshillat e ndërkombëtarëve, dhe ka krijuar një iluzion të pushtetit të Qeverisë së vendit.

“Kryeministri Kurti ka bërë disa gabime strategjike, të cilat tash do t’i kthehen bumerang. Fillimisht, nuk ka pasur vullnet t’i harmonizojë idetë dhe planet me aleatët tanë ndërkombëtarë, por ka vepruar kundër sugjerimeve të tyre. Gjithashtu, ai e ka krijuar iluzionin se Qeveria e Kosovës ka pushtet efektiv mbi serbët e Veriut – gjë që do të dëshmohet si jorealizëm lajthitës”, ka deklaruar Muhaxhiri.

Krahas kësaj, dialogu do të ndërlikohet dhe do të pësojë një stagnim, e së bashku me të, edhe agjenda evropiane e Kosovës.

“Tash do të humbet shumë kohë dhe energji për rikthim politik në pikën ku ishim deri sot. Cilado që të mund të ketë qenë arsyeja e kësaj ndërmarrjeje të Kryeministrit Kurti, është e sigurt që për shkak të qasjes populiste dhe jopragmatike, do të ketë pakrahasimisht më shumë dëme sesa dobi”, ka deklaruar ai.

Lidhur me situatën, Portali Dukagjini ka pyetur edhe analistin, Imer Mushkolaj.

“Kjo është karta e fundit e Vuçiqit në përpjekje për të manipuluar me situatën në veri të vendit. Por, po ashtu, është një sfidë për institucionet e Kosovës se si t’i japin zgjidhje situatës së krijuar, duke pasur parasysh gjendjen e brishtë të sigurisë”, ka deklaruar Mushkolaj.

Në takimin e mbajtur në Zveçan, Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe katër kryetarët e  komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës. Sipas Mushkolaj, një situatë e tillë paraqet një sfidë për institucionet e vendit.

Përveç zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika