Anulohet seanca për spiunazh, Gjykata: I akuzuari Shabani në ekzaminim psikiatrik

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se seanca e paraparë të mbahet sot ndaj të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, është anuluar.

Siç thuhet në njoftimin e Gjykatës, anulimim është bërë pasi thuhet se trupi gjykues në këtë çështje penale ka urdhëruar një ekzaminim lidhur me gjendjen mendore të të pandehurit Shabani, sipas propozimit të mbrojtjes së tij, njofton Dukagjini.

“Anulimi është bërë nga trupi gjykues dhe bazohet në faktin se është urdhëruar ekzaminimi psikitatrik i të pandehurit B.SH., i cili ekzaminim nuk mund të përfundohet në kohë të shkurtër”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka njoftuar se lidhur me caktimin e datës së radhës në këtë çështje penale, palët do të njoftohen paraprakisht, përmes ftesave të gjykatës.

Kujtojmë se edhe seanca e fundit e tyre, më 13 nëntor, u ndërpre pas përjashtimit të përkohshëm të publikut, për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Shabani.

Shabani dhe Qerimi janë të akuzuarit e parë për spiunazh që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës teksa Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë më 19 shkurt 2025, duke i ngarkuar Shabanin dhe Qerimin se kanë mbledhur dhe dërguar informacione dhe dokumente tek BIA serbe.

Sipas PSRK-së, informacionet kishin lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Inspektoratin Policor, si dhe me ngjarje dhe objekte specifike, përfshirë masakrën e Reçakut.

Vazhdon sot seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit për akuzat për spiunazh

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika