Pesë zyrtarët policorë të arrestuar në lidhje me rastin e Agon Zejnullahut në Lipjan janë liruar nga masa e paraburgimit, sipas një vendimi të marrë nga Gjykata e Apelit.
Lajmin e ka konfirmuar avokati Besnik Berisha, i cili kritikoi vendimin fillestar të Gjykatës Themelore dhe e cilësoi atë si “skandaloz”.
“Arsyet e dhëna nga gjykata e shkallës së parë janë skandal që nuk duhej të aplikohej as në Bangladesh e lerë më në Kosovë. Pra Gjykata e Apelit ka konsideruar që arsyetimi të pandehurit duhet të ngelen në paraburgim për shkak se raporte janë të tensionuara nuk është shkak ligjor.
Policët janë akoma në qendër të paraburgimit në pritje të procedurave administrative që duhet të kalohen. Besoj që vendimi tashmë është i njohur, së shpejti ata do të jene më familjet e tyre, kolegët e tyre dhe rrjedhimisht ky është një lajm i mirë për drejtësinë se i dha fund një padrejtësie.
E nënvizoj sërish ajo çka sot vendoi Gjykata e Apelit është çështje e masës e sigurisë. Ajo ne të cilën e kemi apeluar çdo herë si të kundërligjshme. Ndërkaq a do të vërtetohet dhe çka gjatë rrugës në raport me veprimet dhe autorizimet e zyrtarëve policor është çështje hetimi dhe gjykimi, por nuk ka as arsye e as shkak ligjor që të shkohet më tutje. Sidomos kur të dal ekspertiza mjeko-ligjore dhe të përcaktojë shkakun e vdekjes. Është themeli mbi të cilën do të konstatohet shkaku i vdekjes… ne besojmë që nuk ka ndodhur si përgjegjësi e njërit apo të gjithë zyrtarëve policor, ku ka ndodhur tentova për ta arrestuar…”, ka thënë Berisha në FIVE të Dukagjinit.