Apple largon platformën ruse VKontakte nga App Store

Apple ka larguar VKontakte, një platformë kryesore e mediave sociale ruse, nga App Store, sipas zhvilluesit të aplikacionit. Apple më pas konfirmoi këte dhe tha se vendimi synon të pajtohet me sanksionet e reja të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar kundër Rusisë





Rusia të mërkurën kërkoi një shpjegim nga Apple pasi gjiganti i teknologjisë hoqi platformën ruse VK nga App Store, njofton EuroNews.

Përgjegjësi rus i komunikimit, Roskomnadzor, ka gjobitur kompanitë e huaja të teknologjisë për moslargimin e përmbajtjes që Rusia e konsideron të paligjshme.

VKontakte App

Mosmarrëveshje të tilla ka pasur që kur Moska dërgoi forcat e saj të armatosura në Ukrainë. Kështu duke bërë qe kompanitë t’i kthejnë shpinën biznesit me Rusinë si pasojë e sanksioneve.

Vkontakte e cila ka mbi 75 milionë përdorues është rrjeti social më i madh në Rusi, shpesh krahasohet me Facebook.

Roskomnadzor tha se veprimet e Apple kishin privuar miliona rusë nga qasja në VK dhe kërkoi që ajo të shpjegonte vendimin e saj. Teksa shtoi se kufizimet ishin “diskriminuese”.

Megjithatë, Rusia e ka kufizuar vetë qasjen e qytetarëve të saj në informacion duke detyruar të gjitha mediat e rëndësishme të pavarura ruse të mbyllin dhe bllokojnë platformat e mediave sociale amerikane Facebook, Instagram dhe Twitter.

Pavarësisht vendndodhjes, aplikacionet nuk mund të shkarkohen nga asnjë App store, tha Apple.

Drejtori i Përgjithshëm i VK, Vladimir Kiriyenko, është nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar, së bashku me babain e tij Sergei Kiriyenko, i cili shërben si zëvendës shefi i parë i kabinetit të Presidentit Vladimir Putin.





Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika