Argjentina rrit epërsinë me dy gola ndaj Australisë

Argjentinasi gjatë shënimit të golit të dytë ndaj Australisë





Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar golin e dytë ndaj Kombëtares së Australisë, dhe tashmë rezultati është 2:0 për argjentinasit.

Golin e dytë e shënoi argjentinasi, Julian Alvarez, pas një gabimi të trishtë nga portieri australian, Mathew Ryan, në minutën e 57-të të pjesës së dytë.

Portieri i Australisë, Ryan tentoi të vraponte me topin brenda zonës së tij, duke lejuar Alvarez të gjuaj drejt portës së zbrazët.

Argjentinasit kanë rrëmbyer tërësisht lojën në pjesën e dytë, pasi janë duke krijuar aksione për të rritur akoma epërsinë ndaj Australisë.

Kombëtarja e Argjentinës me fitore ndaj Australisë, është në prag të kalimit në çerekfinale të Botërorit.

Goli i parë u shënua në minutën e 35-të, nga ylli argjentinas, Lionel Messi, i cili është duke bërë paraqitjen e tij të 1000-të në karrierë.

Argjentina pati një mundësi të hershme për një penallti, në pjesën e parë, kur pasimi i Papu Gomez u duk se ishte bllokuar nga krahu i Keanu Baccus në zonë, por arbitri vendosi që nuk ka penallti.

Australia kishte arritur të frustronte Argjentinën me disa kundërsulme në pjesën e parë, derisa skuadra e Lionel Scalonit gjeti një rrugë përmes Messit.





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika