Messi arrin të thyejë mbrojtjen e Australisë me golin e parë

Lionel Messi pas shënimit të golit të parë ndaj Australisë





Lionel Messi ka shënuar golin e tretë në Katar, për t’i dhënë epërsinë Argjentinës ndaj Kombëtares së Australisë.

Tashmë rezultati është 1:0 për argjentinasit, të cilët janë duke dominuar në ndeshjen e dytë të fazës eliminuese të Kampionatit Botëror 2022.

Goli i tretë në Katar nga Messi u shënua në minutën e 35-të, pavarësisht hapësirës së ngushtë, ai gjeti hapësirën e duhur për të goditur me këmbën e majtë rrjetën e Australisë.

Messi ka shënuar tetë gola në 22 ndeshje në Kupën e Botës FIFA, duke përfshirë pesë edicione (2006, 2010, 2014, 2018 dhe 2022).

Argjentinasit pas shënimit të golit të parë ndaj Australisë

Shifrat e vendosin atë në të njëjtin nivel me të ndjerin Maradona, i cili shënoi tetë gola në 21 ndeshje në Kupën e Botës të futbollit.

Ai tashmë është duke luajtur ndeshjen e 1000-të në karrierë kundër Australisë.

Po ashtu, Messi krijoi pesë raste në fitoren 2-0 të Argjentinës ndaj Polonisë, duke e çuar numrin e tij në 63 në Kupën e Botës në përgjithësi.

Ndërsa, që nga viti 1966, i vetmi lojtar që ka krijuar më shumë shanse në Kupën e Botës është argjentinasi Diego Maradona me 67 shanse.

Fituesi i kësaj ndeshje do të luajë kundër Holandës të premten.





Shija e redaktorit

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika