Arifaj: Raporti me SHBA-në është me rëndësi esenciale për Kosovën

Ardian Arifaj ka theksuar se ShBA është aleati kryesor i Republikës së Kosovës. Sipas tij, zotësia e një politikani të Kosovës matet më raportet që ai i ka me SHBA-në

Ardian Arifaj, ish-këshilltar i ish-presidentit, Hashim Thaçit

Ardian Arifaj, ish-këshilltar i ish-presidentit, Hashim Thaçi, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka folur për rëndësin e takimit  të krerëve të shtetit të Kosovës me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), Antony Blinken. Sipas tij, çdo takimi zyrtar në Shtëpinë e Bardhë është i rëndësishëm për Kosovën.

Tutje, ai ka theksuar se ShBA është aleati kryesor i Republikës së Kosovës. Sipas Arifajt, raportet me Amerikën janë të veçanta, dhe duhet të ketë sa më shumë këso takimesh.

“Çështja e raportit të Kosovës me SHBA-në nuk duhet të reduktohet në garë në mes të partive politike dhe preferencave, raporti me SHBA-në, është me rëndësi esencial për Kosovën”, ka thënë ai.

Tuje, ai ka shtuar se “ Nuk ku guxojmë të luajmë më atë raport”.

Ai ka thënë se zotësia e një politikani të Kosovës matet më raportet që ai i ka me SHBA-në.

Arifaj ka folur edhe për akuzat që po i bëhen kryeministrit Albini Kurtit nga ish-partiakët e tij, të cilët e kishin akuzuar se Kryeministri i ka ftohur raportet me Amerikën, por sipas Arifajt, më rëndësi për këtë çështje është se nuk ka pasur deklarata nga SHBA-ja se një gjë e tillë ka ndodhur.

“SHBA-ja gjithmonë e ka bërë të qartë se atyre nuk iu intereson se cili është emri apo mbiemri i cili e udhëheq një institucion, por SHBA-së i intereson Kosova dhe raporti që ka më të, dhe të sigurohet se Kosova është në të njëjtën rrugë me SHBA-në”, ka theksuar ai.

Ai ka përfunduar duke thënë se Amerika nuk ka parë asgjë që nuk është në linjë më vlerat e saj, nga liderët e Kosovës.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika