Armend Zemaj: Nuk duhet të bëhet gjueti shtrigash, të ndiqen njerëzit për interesa personale

Armend Zemaj, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur për punën e Vetingut i cili është përmendur tash e një kohë të bëhet e nuk po bëhet

Armend Zemaj, deputet i LDK-së

Deputeti Armend Zemaj ka folur për Vetingun, i cili tash e një kohë nuk po mund të kalojë në hapa të ri të implementimit.

Ai ka thënë se në kohën kur ata janë ulur ta bëjnë koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, për Vetingun janë marrë vesh brenda 15 minutash, por sipas tij, tashmë Vetingu po bëhet për gjueti shtrigash e për të përndjekur njerëz për interesa personale.

“Ne kur jemi ulur në atë kohë me e ba atë koalicionin me LVV-në, një ndër pikat e para që jemi marrë vesh ka qenë që me e ba Vetingun, për 15 minuta, domethënë qaq ka qenë e lehtë edhe qaq do të ishte lehtë e zbatueshme, por jo gjueti shtrigsh, jo me ndjek njerëz për interesa personale”, është shprehur Zemaj.

Gjithashtu, Zemaj thotë se ne i duartrokasim çdo pune pozitive të kësaj qeverie për Kosovën. Ai thotë se pritshmëritë e mëdha karshi qeverisë dhe mosdëgjueshmëria e kësaj qeverie e kanë sjellë idenë për “Rugën e Re”.

“Pritshmëritë që kanë qenë, mosdëgjueshmëria e kësaj qeverie jo vetëm ndaj nesh, po edhe e shoqërise civile e mediave, nuk janë të gjithë armiq të kësaj qeverie, kjo është ajo që neve na ka determinuar që po duhet të dalim me një program dhe i cili është i zbatueshem dhe të cilit i rrimë karshi për implementim, jo ta mashtrojmë qytetarin”, ka thënë Zemaj.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika