Arrestohen 37 persona në aksionin kundër një grupi kriminal nga Ballkani

Në një operacion policor ndërkombëtar, u arrestuan 37 persona si pjesë e një bande kriminale të rrezikshme nga Ballkani Perëndimor, e përfshirë në trafikun e drogës dhe armëve të zjarrit në Evropë. Aksioni u koordinua nga Kroacia

Foto: Reuters

Gjatë një operacioni policor ndërkombëtar, 37 persona u arrestuan si pjesë e një bande kriminale “shumë të dhunshme” nga Ballkani Perëndimor, njoftoi Europol.

Aksioni u koordinua nga Kroacia.

Kjo “celulë e fuqishme kriminale” ishte e përfshirë kryesisht në trafikun në shkallë të gjerë të drogës dhe armëve të zjarrit në të gjithë Evropën, tha agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian.

“Gjatë hetimit u arrestuan gjithsej 37 të dyshuar, duke përfshirë kreun e bandës, një shtetas të Bosnjë e Hercegovinës, të cilin Europol e konsideron një objektiv me vlerë të lartë dhe që aktualisht po vuan një dënim me katër vjet burg në Itali”, tha Europol në një njoftim.

Kreu i bandës dyshohet se organizonte kontrabandën e drogës dhe armëve të zjarrit, duke u dhënë urdhra vartësve, edhe pse ishte në qeli, shton Europol.

Në të njëjtën kohë, të enjten, një seri bastisjesh u kryen në Kroaci, Slloveni, Bosnje dhe Hercegovinë, Holandë, Itali, Belgjikë dhe Gjermani kundër anëtarëve të dyshuar të bandës.

Së bashku me arrestimet, policia sekuestroi rreth 148,000 euro para të gatshme, 18 armë zjarri, duke përfshirë dy automatikë dhe 500 gramë TNT me detonatorë nga distanca.

Policia ka sekuestruar gjithashtu 15 kilogramë kokainë, 11 kilogramë heroinë, si dhe sasi më të vogla të drogave të tjera.

Hetimi ndërkombëtar pasoi atë që Europol e përshkroi si një “hetim i ndërlikuar”, i kryer nga policia kroate si pjesë e Task Forcës “Ballkan Cartel”./rel/

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika