Arrestohen dy persona në Istog, nuk lejuan kompaninë të kryejë punimet dhe kanosën policët

Policia ka arrestuar dy persona në Pejë, pasi dyshohet se kanë penguar dhe kanosur zyrtarët policorë

Dy persona janë arrestuar në Istog, për pengim në punë të punëtorëve të një kompanie të kontraktuar nga komuna, si dhe për pengim e kanosje ndaj zyrtarëve policorë.

Sipas njoftimit, të arrestuarit nuk kishin lejuar operatorin ekonomik për kryerjen e disa punimeve me pretendimin se është pronë e tyre.

Ndërsa, të njëjtit thuhet se kanë kanosur edhe pjesëtarët e policisë dhe kanë dëmtuar xhamin e veturës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që fillimisht kanë penguar punëtorët e operatorit ekonomik të kontraktuar nga komuna e Istogut, për kryerjen e disa punimeve, nën pretendimin se ajo pronë është e të dyshuarve, pastaj kur zyrtarët policorë kanë intervenuar janë penguar dhe janë kanosur nga të dyshuarit. Gjithashtu njëri nga të dyshuarit ka dëmtuar një xham të veturës së Policisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vendimi për dërgimin e tyre në mbajtje është marrë nga prokurori.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika