Arrestohen dy të dyshuar pёr tё shtёna me armё nё njё aheng

Janë arrestuar dy të dyshuar me armё zjarri nё njё aheng dhe njësitet relevante tё stacionit policor nё Istog menjëherë kanё marrё masat e nevojshme dhe kanё identifikuar lokacionin nё tё cilin ёshtё shtёnё me armё zjarri

Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se dy qytetarë kanë shtёnё me armё zjarri nё njё aheng dhe njësitet relevante tё stacionit policor nё Istog menjëherë kanё marrё masat e nevojshme dhe kanё identifikuar lokacionin nё tё cilin ёshtё shtёnё me armё zjarri.

Nё vendin e ngjarjes janё arrestuar tё dyshuarit: L.M. i lindur më 1999, D.O. i lindur më 1994.

Ndёrsa, gjatё bastisjes e cila ёshtё kryer me pëlqimin e personave tё dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar: njё armё e gjatё AK-47, dy karikator tё AK-47, njё armё pistoletё (me gas) Gap cal: 9mm, njё karikator i sё njejtёs armё.

“Pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё Prokurorit i dyshuari nr.1 ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari nr.2 ёshtё liruar, rasti cilësohet “Mbajtje nё posedim, kontroll tё paautorizuar tё armeve” dhe “ përdorim i armёs apo mjeteve tё rrezikshme”, thuhet në komunikatën për media.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika