Arrestohen në Itali dy vëllezër të kërkuar për vrasjen e vitit 1999 në Lushnjë

Pas një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane, janë arrestuar dy vëllezër të shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur në Lushnjë në vitin 1999.

Sipas të dhënave, pas humbjes së një vëllai të tyre, dyshja kishte vendosur të hakmerrej duke marrë drejtësinë në duart e veta. Ata ishin dënuar me gjithsej 32 vite burgim dhe, për t’i shpëtuar drejtësisë, kishin siguruar leje qëndrimi në Itali duke përdorur identitete të rreme.

Dy vëllezërit, të identifikuar si A.M., 60 vjeç, dhe A.M., 54 vjeç, ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në vitin 2001, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë i dënoi për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve dhe municionit”.

Njëri prej tyre ishte dënuar me 16 vjet e 6 muaj burg, ndërsa tjetri me 15 vjet e 6 muaj.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 12 shtator 1999 në Lushnjë, ku dy vëllezërit vranë shtetasin R.M. për motive gjakmarrjeje, pasi ky i fundit kishte vrarë në vitin 1997 vëllanë e tyre, S.M.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika