Arrestohet 50-vjeçari, i dyshuari që përfitoi 132 mijë euro në mënyrë të kundërligjshme

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar 50-vjeçari, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet për veprën penale të mashtrimit

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, të hënën e 19 dhjetorit kanë arritur të gjejnë personin e dyshuar për veprën penale të mashtrimit, i cili është raportuar në shtator të vitit 2022.

“Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar: – A.Z, mashkull 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia njofton se pas intervistimit, në prezencë të avokatit mbrojtës, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Mbështetur në rezultatet e hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se personi në fjalë, duke i prezantuar fakte të rreme rreth një prone, për të cilën kishin bërë marrëveshje për shit-blerje, dyshohet të ketë marrë nga ankuesi në periudha të ndryshme, shuma të parash (vlera e parave gjithsej 132.000 euro)”, njofton tutje PK-ja.

Tutje thuhet se hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me personin i A.Z, i cili dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika