Arrestohet i dyshuari për dhunimin e të miturës në Viti

Ndonëse e mitura e kishte raportuar rastin në Policinë e Kosovës një muaj më vonë, Policia e Kosovën bën të ditur se një ditë pas raportimit të saj, i dyshuari 27-vjeçar ishte arrestuar

Ilustrim





Është arrestuar një person i dyshuar për dhunimin e një të miture në një fshat të Vitisë.

Ndonëse rasti ishte raportuar me datën 23 të këtij muaji, i dyshuari 27-vjeçar me inciniale XH.Z ishte arrestuar një ditë më vonë nga Policia e Kosovës.

“Me 24.11.2022, zyrtarët policor të njësitit të hetimeve të përgjithshme, kanë arrestuar një person të dyshuar për dhunim të ndodhur në një fshat të Vitisë, vepra e cila  është  raportuar me datën 23.11.2022. Personi i arrestuar: Xh. Z mashkull, 27 vjeç”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovën bën të ditur  se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, i datës 23 nëntor, kishte bërë të ditur se ngjarja kishte ndodhur gjersa e mitura gjersa ishte në vizitë te motra e saj. Ndonëse rasti sipas të miturës, ka ndodhur në tetor të këtij viti, i njëjti u raportua të mërkurën e 23 nëntorit.

“Viti,  tetor-2022 Viktima femër kosovare (e mitur) me 23.11.2022 ka raportuar se gjersa ishte në vizitë te motra e saj, është dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhej në raport.

Dyshohet të jetë dhunuar një e mitur në Viti





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika