Një i mitur është arrestuar nga policia të martën pasi kishte therur me thikë dy të mitur të tjerë.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, dy viktimat kanë pësuar lëndime dhe ndihmën e parë e kanë marrë në emergjencën e qytetit pastaj janë dërguar edhe në QKUK, njofton Dukagjini.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari i mitur për shkak se kishte therur me mjetë të prehtë- thikë dy viktimat të mitur. Si pasojë e sulmit dy viktimat kanë pësuar lëndime dhe ndihmën e parë e kanë marrë në emergjencën e qytetit pastaj janë dërguar edhe në QKUK. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.