Arrestohet kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj

Lideri i partisë Alternativa Shqiptare dhe njëherësh Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj është arrestuar pasi që kishte debatuar me policinë, i njëjti është dërguar në policinë e Podgoricës

Nik Gjeloshaj

Kryetari i Alternativës Shqiptare dhe njëherit kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj është arrestuar, pasi kishte debatuar me policët të cilët e kishin ndaluar dhe e kishin dërguar për kontrollë tenike emergjente makinën me familjarët e tij. Kjo kishte ndodhur me pretekstin se makina i kishte xhamat e zi.

Nikë Gjeljoshaj, është dërguar në policinë e Podgoricës, pasi i njëjti dyshohet se ka fyer dhe nënçmuar policët, raporton Vijesti, përcjell portali Dukagjini.

Ndërkaq nga Drejtoria e Policisë nuk kanë dashur të komentojnë rastin, por kanë thënë se masat dhe veprimet policore janë në vazhdim e sipër, pas së cilës do të lëshojnë një deklaratë.

Gjeloshaj angazhimin në politikë e ka filluar në Iniciativën Qytetare dhe më vonë në Alternativën Shqiptare, i cili pas agazhimit të tij dhe ekipit që kishte zgjdhur ka arritur mjaft sukses gjatë fushatave zgjedhore në vend dhe diasporë.

Ndërsa aktualisht ai mban edhe pozitën e Kryetarit të Alternativës Shqiptare, lidere e partive politike shqiptare që veprojnë në Mal të Zi.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika