Arrestohet Naser Hafizi sapo zbret nga aeroplani

Naser Hafizi, ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është arrestuar sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Hafizi dyshohet për përfshirje në aferën e faljes së borxheve për kompanitë e ambalazhuesve të ujit.

Sipas Prokurorisë Speciale Hafizi është nën hetim për veprat penale të “Keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar,” “Shpëlarjes së parave” dhe “Mosraportimit apo raportimit të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave dhe detyrimeve financiare.”

Arrestimi i tij ndodhi tri ditë pas aksionit në ministrinë e Liburn Aliut, pasi Policia e Kosovës nuk mundi ta gjente atë gjatë një bastisjeje të zhvilluar në Ministrinë e Mjedisit dhe në shtëpinë e tij të martën.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës sot është zhvilluar një aksion në MMPHI, në Prishtinë, aksion ky, i cili është bërë pas zhvillimit të hetimeve disamujore.

Gjatë këtij aksioni, hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës kanë realizuar arrestimin e një personi të dyshuar, kurse i dyshuari tjetër nuk është gjetur në vendbanim e tij.

I arrestuari me inicialet I.B. dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kurse i dyshuari tjetër me inicialet N.F. dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar dëshmitë si në vijim:

  1. Një  (1) revole e tipit MAUSER-WERKR me dy (2) karikator me nga shtatë (7) fishekë, dhe një kuti me pesëdhjetë e katër (54) fishekë  9 mm.
  2. Tridhjetë e katër (34) fletë dokumente të ndryshme.
  3. Tre (3) telefona, një (1) IPhone 15 ProMax,  një (1) IPhone 12 ProMax, një (1) IPhone 11 ProMax
  4. Shtatëmbëdhjetë (17) USB.
  5. Tre (3) llaptop HP.
  6. Katër (4) shtëpiza kompjuteri si dhe
  7. Dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore.

Gjithashtu është lëshuar urdhër i përkohshëm ndalimi për 6 banesa, me lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika