Arrestohet nëna nga Mitrovica që keqtrajtoi fëmijën e saj për më shumë se një vjet

Raporti i Policisë së Kosovës ka njoftuar për masat e marra ndaj gruas nga komuna e Mitrovicës që kishte keqtrajtuar fëmijën e saj. Fëmija i saj tashmë është lënë nën përkujdesjen e familjarëve

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër, e cila kishte keqtrajtuar fëmijën e saj për një vjet e gjashtë muaj.

Përmes raportit të policisë, bëhet e ditur se e dyshuara femër kosovare nga komuna e Mitrovicës është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta, është takuar duke e keqtrajtuar fëmijën e saj  një vit e gjashtë muaj. Fëmija iu është dhënë në përkujdesje të nënës së të dyshuarës. E dyshuara me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, bënë të ditur raporti i Policisë së Kosovës.

Njëherësh, fëmija i të arrestuarës është lënë nën përkujdesjen e gjyshes.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika