Arrestohet një 44-vjeçar, i dyshuar për shitblerje të lëndëve narkotike

Policia e Kosovës, ka arrestuar një të dyshuar për shitblerje të lëndëve narkotike, pasi u zbulua se ai kishte përdorur një shtëpi me qira dhe një veturë nga shërbimi "rent a car" për aktivitetet e tij ilegale

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një 44-vjeçar në Gjilan, në lidhje me një rast të dyshuar për trafikim të narkotikëve.

Personi i arrestuar, sipas njoftimit nga Policia, është identifikuar si E. F., i lindur në vitin 1979.

Sipas informatave të policisë, E. F. dyshohet se ka kryer veprën penale të “blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Gjatë aktivitetit të tij të shpërndarjes së narkotikëve, veçanërisht kokainës, ai ka përdorur një shtëpi me qira dhe ka shfrytëzuar një veturë nga shërbimi “rent a car”.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me organet e drejtësisë, ka kryer një kontroll të banesës së E. F., dhe në rezultat është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 6.4 gramëve të dyshuara si kokainë, 1.5 gramë marihuanë, para të gatshme, një makinë dhe pesë telefona celularë.

“Sot, më 22.09.2023, Policia ka arrestuar personin e dyshuar. Në koordinim me organet e drejtësisë është bërë kontrolli i banesës së të dyshuarit ku janë konfiskuar: 6.4 gramë substancë, që dyshohet të jetë kokainë, 1.5 gramë, dyshohet të jetë marihuanë, para të gatshme, një veturë dhe pesë telefona celularë”, thuhet në njoftim.

Pas këtij kontrolli dhe në konsultim me prokurorin kompetent, prokurori ka vendosur që E. F. të ndalohet për 48 orë pas intervistimit.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika