Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për ngacmim seksual të një gruaje dhe dy vajzave të mitura.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugë, ku i dyshuari ka përcjellë dhe ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare.
Një dëshmitare ka raportuar se i njëjti dyshohet se ka ngacmuar edhe dy vajza të tjera, të moshës rreth 10-11 vjeç.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.