Arrestohet një person për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person nën dyshimin për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person nën dyshimin për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Tutje, në njoftim thuhet se në kuadër të veprimeve operative që po kryejnë zyrtarët policorë të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person, i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Policia thotë se arrestimi është realizuar në fshatin Koliq, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje.

Tek i dyshuari Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe 27 fishekë.

Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Në komunikatë theksohet se personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika