Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti dyshohet se ka ndodhur të shtunën e kaluar. I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar nga organet e rendit.
Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh.